Në orët e para të mëngjesit, në Dhërmi, ka shpërthyer një zjarr që përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
Ngjarja pas një eventi në një subjekt privat, ku dyshohet se 28-vjeçari L. Xh., i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje, ka ndezur fishekzjarre që shkaktuan zjarrin.
Për pasojë, një zonë e konsiderueshme pyjore dhe me shkurre është dëmtuar nga flakët. Stacioni i Policisë Dhërmi, pas marrjes së njoftimit dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila do të vazhdojë me veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.