Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë malore mbi fshatin Labovë Bashkia Gjirokastër, ndërsa gjatë natës ekipet zjarrfikëse arritën të venë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanëeb se në orën 03:30 një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë në malin mbi fshatin Labovë.
Zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit. Një pjesë e grupit të nderhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar situatën duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.