Barcelona ka nisur sezonin e ri të La Liga me fitore në transfertën e Valencias. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mestalla”, përfundoi 1-2 në favor të katalanasve. Një super Robert Lewandovski, që rikthehet të bëj atë që bën më mirë, shënimin e golave.
Ishte Hugo Duro ai që kaloi së pari në avantazh skuadrën e Valencias, në minutën e 44-të të sfidës. Por në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë, Robert Lewandowski barazoi gjithçka, duke dërguar shifrat 1-1.
Me nisjen e fraksionit të dyë, Barcelona ishte përsëri më kërkuese. Në mintuën e 48-të, ishte sërish sulmuesi polak që me anë të një penalltie, përmbysi rezultatin dhe vulosi ndeshjen.
Një fitore stimuli për katalanasit, që nisin kështu sezonin e ri të kampionatit spanjoll, me në krye trajnerin gjerman, Hansi Flick.
Në përfundim të sfidës foli edhe tekniku gjerman Hansi Flick: “Lojtarët e La Masias kanë treguar se janë gati gjatë turit në ShBA. Jam i lumtur me skuadrën dhe performancën. Nuk më intereson sa lojtarë të rinj aktivizoj. Është e mrekullueshme t’i kesh ato”, u shpreh Flick.