“Aboslutisht nuk është e vërtet”. Kështu shprehet Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, lidhur me lajmet e përhapura se ajo po bëhej gati të blinte një vilë në Palasë.
Lajmi u publikua nga mediat italiane, por në një reagim të kryeministres së Italisë, ajo mohon gjithçka, shkruan “Corriere della Sera”.
Një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, është pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.
Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën.
Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.
Kryeministrja është “shumë e shqetësuar” për vëmendjen në rritje të mediave dhe ndërhyrjet në jetën e saj private. Për të – e cila javët e fundit ka pasur fërkime të forta me shtypin italian, aq sa i shkroi një letër Ursula von der Leyen duke sulmuar tre gazeta – informacioni nuk duhet të merret me “synimet e saj të supozuara, të cilat janë shpikur gjithnjë e më shumë fjalë për fjalë”.
Ndonjëherë ajo sheh “një plan” në të dhe dyshon se është dora e ndonjë opozitari. Me pak fjalë, ajo nuk ka në mendje asnjë investim në prona të paluajtshme në brigjet e Shqipërisë. Ajo nuk do të kryejë asnjë vizitë blitz në gusht në vendin e drejtuar nga miku i saj, Edi Rama dhe nuk do të shkojë në Sardenjë.