U përfshi në aksidentin e rëndë pranë Pogradecit, një prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Pas aksidentit të regjistruar më herët në aksin nacional Pogradec-Lin, raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një nga të plagosurit, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe po kujdesen për të menaxhuar situatën, ndërsa gjendja konkrete e të plagosurit nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Arena e Lajmit

U përfshi në aksidentin e rëndë pranë Pogradecit, një prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook