Përshkallëzon zjarri në Mallakastër, evakuohen banesat pranë magazinës së shkrumbuar

Një magazinë e vjetër dhe e braktisur në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, e cila përmbante kartosera, fuçi vaji dhe solari, vazhdon të përfshihet nga flakët ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta neutralizuar atë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se brenda magazinës mund të ketë pasur edhe një depozitë solari, e cila ka shërbyer për procese teknologjike gjatë përdorimit të saj nga pronarët e mëparshëm.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë evakuuar banorët e tre banesave të afërta me magazinën. Aktualisht, forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të ndihmuara edhe nga një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol, po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit, që mbetet ende aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar.

Zjarrfikësit janë detyruar të përdorin lëndë të posaçme zjarrfikëse për të neutralizuar flakët, për shkak të vështirësive në përdorimin e ujit dhe pranisë së materialeve të rrezikshme brenda magazinës. Zona përreth, që përfshin një fabrikë vaji ulliri dhe një banesë, mbetet nën mbikëqyrje të plotë nga autoritetet, të cilët po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Arena e Lajmit

Përshkallëzon zjarri në Mallakastër, evakuohen banesat pranë magazinës së shkrumbuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook