Operacioni “Tempulli” në Shkodër, arrestohen 3 persona, sekuestrohen doza kanabisi

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të cilët dyshohet se ishin të organizuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Shtetasit e arrestuar janë K. Ç., 25 vjeç, R. Ç., 21 vjeç dhe K. L., 25 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Gjatë një kontrolli të kryer në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas dyshohet se planifikonin ta shisnin në zona të ndryshme të qytetit.

Përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar gjithashtu 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas për shpërndarjen e drogës.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Operacioni “Tempulli” në Shkodër, arrestohen 3 persona, sekuestrohen doza kanabisi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook