Shoferi në pranga për aksidentin me 3 të vdekur në Levan, ja si është gjendja e gruas dhe vajzës së tij 6-vjeçare. Dalin fotot e viktimave

Foto E Viktimave Ne Aksident

Gazetari Ervis Kuçi në një raportim live për News24 nga autostrada Levan-Tepelenë ka zbardhur disa detaje sa i përket aksidentit të rëndë me tre viktima dhe tre të plagosur që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Buzëmadh dhe viktimë mbeti drejtuesi i mjetit “Ford”,  Sokrat Lelaj së bashku me bashkëshorten Fatbardha Lelaj, dhe vjehrrën e tij Bylyre Salaj.

Sipas gazetarit përplasja  me automjetin tip “Opel” që drejtohej nga Mariglen Skënderaj, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçe, ka qenë tepër brutale.

Policia e Fierit ka arrestuar sot drejtuesin e “Opelit”, ndërsa familjarët e tij ndodhen ende në spitalin rajonal ku janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.

“Mësohet se aksidenti ka ndodhur në një kohë kur zona ka pasur rreshje shiu dhe ka qenë e lagur dhe pandriçuar. Nuk hidhet poshtë edhe mundësia e një parakalimi të gabuar. Fatbardha ka mbërritur në gjendje kome në spitalin e Fierit dhe ka ndërruar jetë 60 minuta pasi u dërgua aty. Janë marrë kamerat e sigurisë së bizneseve për të parë lëvizjen e dy automjeteve para se të ndodhte aksidenti, nëse ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe”, raportoi Kuçi.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë ditës së sotme është vënë re lëvizja e automjeteve me shpejtësi në këtë aks por edhe prezencë e lartë e forcave të policisë. Ndërkohë BalkanWeb ka arritur të sigurojë fotot e viktimave, familjarët e të cilëve kanë hapur sot dyert e mortit.

Shoferi në pranga për aksidentin me 3 të vdekur në Levan, ja si është gjendja e gruas dhe vajzës së tij 6-vjeçare. Dalin fotot e viktimave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook