VIDEO/ Goditi efektivët e policisë dhe u largua me makinë, Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 28-vjecarin Lilo Mera. Vendimi u dha nga Gjyqtari Entiljano Spahiu i cili pranoi kërkesën e Prokurores Hava Memko për vleftësimin të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

I riu u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi pasditen e një dite më parë, në Ksamil kishe dhunuar dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pasi Mera kishte parkuar gabim pranë biznesit të të vëllait dhe më pas kishte refuzuar gjobën që efektivët po i vendosnin. Ai i ka dhunuar ata e më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij duke mos i’u bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia e gjeti më pas mjetin të fshehur në një rrugicë të Ksamilit, ndërsa në vendin ku ndodhi konflikti zbuloi një biznes këmbimi valutor të paligjshëm dhe për këtë procedoi në gjendje të lirë vëllanë e Merës.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Goditi efektivët e policisë dhe u largua me makinë, Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook