Deputet i PL-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ekonomia po shkon drejt katastrofës për shkak të mafies qeveritare të Edi Ramës.
Vasili shkruan se thellimi i deficitit tregtar me rreth 3 miliardë euro është shumë i rëndë për një ekonomi si Shqipëria.
“Treguesit ekonomike flasin vetë, për nje ekonomi shqiptare, që po tkurret dhe po asfiksohet në mënyrelë të pandalshme.
Asnjë rreze drite nuk ka dhe nuk mund te ketëj per ekonominë shqiptare, që e zhytur në këtë qark te mbyllur nuk mund te krijojë as mirëqenie dhe as zhvillim te qëndrueshëm.
Ramës dhe qeverisë nuk i intereson gjëkundi as te flasë dhe as te ndërtojë nje strategji zhvilluese për ekonominë”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Ekonomia drejt katastrofës, për shkak të mafies qeveritare te Rames!
Thellimi i deficitit tregtar me rreth 3 miliard euro eshte shumë i rëndë për një ekonomi si Shqipëria.
Ramës dhe qeverise perveç pastrimit të parave dhe grabitjes se fondeve publike nuk i intereson absolutisht asgjê tjetër.
Treguesit ekonomike flasin vetë, për nje ekonomi shqiptare, që po tkurret dhe po asfiksohet në mënyrë të pandalshme.
Asnjë rreze drite nuk ka dhe nuk mund te ketëj per ekonominë shqiptare, që e zhytur në këtë qark te mbyllur nuk mund te krijojë as mirëqenie dhe as zhvillim te qëndrueshëm.
Ramës dhe qeverisë nuk i intereson gjëkundi as te flasë dhe as te ndërtojë nje strategji zhvilluese për ekonominë.
Qellimi i tij jane vetëm kullat dhe cdo veprimtari, që pastron para’, sepse ekonomia mafioze e Ramës sheh vetëm kah droga dhe trafiqet gjithfarësh.
Treguesit flasin vete:
🏴 eksportet e mallrave të kompanive shqiptare në tregjet e huaja u ulën me 12 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
🏴 Importet u zgjeruan me 21.1 për qind ne krahasim me korrikun e vitit te kaluar.
🏴 Në shtatë muajt e parë të këtij viti, deficiti tregtar i vendit arriti në 2.93 miliardë euro, duke përbërë nivelin më të lartë historik.
🏴 Si shtatë mujor eksportet totale të Shqipërisë në tregjet e jashtme ishin rreth 2.3 miliardë euro ose 400 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
🏴 Si shtatëmujor Shqipëria ka importuar në total 5 miliardë e 250 milionë euro nga bota me një rritje prej 160 milionë eurosh ose 3.2 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit të kaluar.
Përfundim:
Kjo situatë kaq e rëndë dhe pa shpresë do te vinte në alarm çdo qeveri minimalisht të përgjegjshme.
Kjo strukturë ekonomike bazuar mbi ndërtimin, kullat dhe pastrimin e parasë është premisa e një katastrofe ekonomike të pashmangshme.
Me Edi Ramën situata do te përkeqësohet pa ndalim sepse qeverisja e tij është peng i krimit, mafies dhe trafiqeve, që kërkojne nje shesh ku te gatuajne përsheshin e tyre të pisët dhe Rama është garantuesi i vetëm i kētij sheshi kriminal.