VIDEO/ Kampionët festojnë titullin me fitore ndaj Vllaznisë, kuqeblutë rrezikojnë seriozisht Europën

Tirana ka fituar me shifrat 3-1 klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, duke mos ndalur hapin e saj edhe pse ka siguruar titullin kampion, duke rrezikuar Europën për ekipin kuqeblu.

tirana - vllaznia

.Bardheblutë treguan që në start se do të respektonin plotësisht këtë ndeshje dhe sulmuan duke kërkuar me ngulm golin, të cilin e gjetën me anë të të zakonshmit Seferi. Barazimi i shkodranëve erdhi falë autogolit të Zhvianajt, por pjesa e parë u mbyll përsëri me bardheblutë përpara, pasi Totre përfitoi nga përgjumja e prapavijës shkodrane për të dërguar përsëri sferën në rrjetë.

Në pjesën e dytë, pritej një reagim i Vllaznisë, por në fakt ishte Tirana që rrezikoi e kërcënoi disa herë katërkëndorin kundërshtar, derisa gjeti golin e tretë me Xhixhën pasi kishte goditur më parë shtyllën me anë të Seferit. Të dy skuadrat më pas mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Zhivanaj dhe Gurishta lanë ekipet e tyre me nga një futbollist më pak, por gjithçka ishte e mbyllur dhe nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare. Bardheblutë kështu mundën të festonin një tjetër sukses me tifozerinë e tyre, ndërsa shkodranët tani shohin një rrezik serioz për pjesëmarrjen në Europë.

TIRANA-VLLAZNIA 3-1
7′ Seferi, 39′ Totre, 49′ Xhixha / 23′ (ag) Zhivanaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Tiranës.  

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Mustedanagiç ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

86’ Pas goditjes nga këndi, tenton edhe Da Silva me një kthesë por Bekaj devijon saktësisht.

86’ Adili nga e djathta provon me një gjuajtje të fortë, Behiratçe devijon rrezikshëm drejt portës së tij por sfera përfundon jashtë.

83’ Muça hyn në fushë në vend të Totres në radhët e bardhebluve.

79’ Mustedanagiç merr vendin e Aralicës te shkodranët.

77’ Gurishta lë shkodranët me 10 lojtarë pas një ndërhyrje ndaj Seferit i cili ishte nisur drejt portës.

71’ Goditje dënimi e gjuajtur nga Aralica, Bekaj zgjatet dhe devijon në goditje këndi.

69’ Zhivanaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Latifit dhe largohet para kohë drejt dusheve duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

68’ Limaj, Beshiraj dhe Nuriu futen në fushën e lojës në vend të Xhixhës, Ismajlgecit dhe Hotit në radhët e Tiranës.

65’ Seferi i shkon shumë afër golit të katërt teksa mposht Zogoviç me një gjuajtje nga e majta e sulmit, por sfera përplaset në shtyllë.

 

61’ Protesta bardheblu, pas një rrëzimi në zonë të Seferit si rrjedhojë e ndërhyrjes së Gurishtës. Cjapi bën shenjë që loja të vazhdojë.

56’ Zhivanaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Da Silva.

55’ Hakaj harkon nga e majta, Aralica me kokë gjuan mbi traversë.

55’ Kundërsulm i dyshes Seferi-Xhixha, ata arrijnë deri në zonë ku kombiojnë mirë, por pa arritur të gjuajnë.

54’ Latifi niset me shpejtësi drejt portës, Bekaj e ndal me një ndërhyrje vendimtare në këmbët e tij.

49’ GOOOL TIRANA. Kundërsulm i shpejtë i bardhebluve me Seferin i cili pason për Xhixhën në të majtë, ky i fundit nuk e ka të vështirtë përballë Zogoviç që të thyejë portierin e kuqebluve.

46’ Nis pjesa e dytë me një zëvendësim te Vllaznia ku Kruja merr vendin e Çobës.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Tiranës.

45’+3’ Harkim perfekt nga e djathta i Gurishtës, Aralica kërcen mbi mbrojtjen bardheblu por devijimi i tij nuk gjen katërkëndorin.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Dominim i Tiranës në këto minuta, pasi sa herë prek topin shkon me lehtësi pranë zonës së Zogoviç.

39’ GOOOOL TIRANA! Mbrojtja kuqeblu hapet përsëri me lehtësi, këtë herë duke i dhënë mundësinë Totre që të shënojë i qetë përballë Zogoviç.

35’ Hoti jep një asist të artë për Seferin i cili harrohet nga kundërshtarët në zonë dhe gjuan por Zogoviç me thembër devijon dhe nxjerr topin jashtë.

31’ Kundërsulm i shpejtë 4 kundër 3 i Tiranës, Totre pason në të djathtë për Xhixhën por sferën e merr Ismajlgeci i cili gjuan menjëherë duke fluturuar sferën mbi katërkëndorin e portës kundërshtare.

25’ Ndëshkohet me të verdhë Najdovski për një faull në mesfushë.

23’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje nga këndi, topi përplaset te Zhivanaj i cili devijon pa dashje në portën e tij.

18’-21’ Gjyqtari Cjapi bën shenjë nga pika e bardhë pasi në momentin e gjuajtjes së Seferit brenda zonës ka një kontakt me Krymin. Pa vëzhgimit të pamjeve me VAR për tre minuta, Cjapi ndryshon mendje dhe e anulon. I verdhë për Adilin për protesta.

12′ Kros i Latifit në zonë për Aralicën i cili i lënë vetëm nga dy qendrat e Tiranës, godet jashtë.

7’ GOOOL Tirana! Totre me një pasim nga thellësia gjen Seferin i cili ul topin, driblon dy mbrojtës dhe portierin para se të shtyjë sferën në rrjetë.

1’ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Zhivanaj, Behiratçe, Përgjoni, Ismajlgeci, Hoti, Totre, Toli, Xhixha, Seferi.

Trajner: Oreges Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica, Çoba.

Trajner: Elvis Plori

123123

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Kampionët festojnë titullin me fitore ndaj Vllaznisë, kuqeblutë rrezikojnë seriozisht Europën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook