Një ngjarje e rëndë u shënua dje në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli, kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat ishin kunetër me njëri-tjetrin.
Por, zanafillën ky krim i rëndë e ka pasur më parë, më 28 qershor. Arena e Lajmit sjell ekskluzivisht videon e sherrit të një jave më parë, nga ku nisi gjithçka.
Çfarë ka ndodhur një javë më parë?
Një nga viktimat, Ersild Ishmi u përfshi në sherrin e një jave më parë, mes kamerierit dhe kuzhinierit të hotelit, në pronësi të vëllezërve Frroku. 33-vjeçari ka ndihmuar kameririn, duke kanosur me armë kuzhinierin. Në këtë moment, armën Ersildit ia ka hequr nga dora një nga pronarët e hotelit. Më 14 korrik, policia ka arrestuar Ersild Ishmin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ngjarja duket se nuk është harruar nga 33-vjeçari. Ky i fundit ka marrë me vete edhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i vëllezërve Frroku. Aty, gjatë konfliktit, janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.
(Arena e Lajmit)