Abuzimi me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK vendos nën sekuestro llogaritë bankare të Beqajt dhe bashkëpunëtorëve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE.

Kjo masë ka ardhur në vazhdën e hetimeve që po kryhen në kuadër të procedimit penal nr. 190 të vitit 2023.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ndryshuar më pas nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë sekuestruar llogaritë bankare dhe pasuritë e individëve të përfshirë në këtë rast. Shumat e sekuestruara përfshijnë:

14,323,125 Lekë (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë lekë)
15,542 Euro (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy euro)
42,318 USD (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë dollarë amerikanë)

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozita me afat, cash, dhe janë në pronësi të personave nën hetim, përfshirë G.H., E.M., I.B., E.K., B.Z., dhe B.L., si dhe shoqërive tregtare të lidhura me ta.

Përveç llogarive bankare, janë vendosur masa sekuestroje edhe mbi:

19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
Tre automjete të regjistruar në pronësi të personave nën hetim, E.K. dhe E.M.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

1. 14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;

2. 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;

3. 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

4. Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

5. Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Arena e Lajmit

Abuzimi me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK vendos nën sekuestro llogaritë bankare të Beqajt dhe bashkëpunëtorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook