Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi, nuk fshehin më as lidhjen e tyre dhe nuk i fshihen as publikut.
Çifti duket se po bën planet për dasmë ndërkohë është kapur sot duke bërë shoping në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet.
Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij Geraldina nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Princ Lekës.
Disa media kanë aluduar se partnerja e re e Princ Lekës, Blerta Celibashi, ish fotografja e oborrit mbretëror, është shtatzënë dhe në pritje të ëmbël. Megjithatë lajmi nuk është konfirmuar nga burimet e Vip Magazine.