Të tjera zhvillime në “shtëpinë” e Juventus. Në klubin bardhezi janë orë deçizive me drejtuesit torinez që janë duke vlerësuar njëkohësisht shumë pista si në hyrje po ashtu edhe në dalje. Sa i takon shitjve, tek Juventus janë në garë me kohën, sa i takon Federico Chiesës, lojtari duhet shitur brenda këtij sesioni merkatoje, ndryshe mund të rrezikojë 1 vit i ulur në stol dhe largimin me 0 në fund të sezonit të ardhshëm. Barcelona për momentin është në pole position për sulmuesin e krahut të kombëtares italiane.
Sa i takon merkatos në hyrje emrat janë po të njëjtët: Nico Gonzales dhe Koopmeiners. Për argjentinasin situata duket më pozitive, me klubin “vjollcë” që duket e bindur për ta shitur lojtarin e saj tek bardhezinjtë. Ndërkohë në stand by është situata për mesfushorin holandez të Atalantës, Teun Koopmeiners. Juve ka avantazhin që ka marrë “PO-në” e lojtarit por me ziklatrit ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Klubi bergamask nuk pranon një shifër më të ulët se sa 60 milionë euro për play makerin.
Ndërkohë emri më i ri në shtëpinë bardhezi është ai i Sancho-s. Winger-i anglez duket se nuk do të vijoj më të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm, ndaj do të ishte një opsion shumë i mirë për Juventus. Pengesa kryesore për momentin është kërkesa tepër e lartë nga klubi anglez: 45 milionë stëlina. Juventus është duke studiuar për momentin pistën e huazimit me detyrim blerje në përfundim të sezonit tjetër. Palët janë ende larg njëra tjetrës për momentin, por tek Juventus kanë nisur të ëndërrojnë, një skuadër “yjesh” duket në horizont.