Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.
Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare pas përplasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Buzmadh në autostradën Levan-Tepelenë. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi.
Nga aksidenti mbeten të vdekur tre persona, përkatësisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj, nëna e Fatbardhës.
Arena e Lajmit