Ministrja Denaj në Slloveni: Rritim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Slloveni.

Ajo u prit nga homologia sllovene Mateja ČALUŠI me të cilën edhe firmosi një marrëveshje bashkëpunimi, e para e këtij lloji në fushën e zhvillimit të Bujqësisë.

Ministret Denaj dhe ČALUŠI vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e tyre në fushën e bujqësisë.

Ministrja Denaj theksoi se marrëveshja e arritur sot synon një intensifikim edhe më të lartë të mbështetjes me ekspertizë, që vendi ynë do të marrë nga Sllovenia, duke marrë parasysh edhe momentin në të cilin, vendi ndodhet, atë përafrimit të legjislacionit, përgatitjes së bizneseve shqiptare drejt tregjeve të BE-së.

“Sllovenia ka pothuajse të njëjtat problematika si Shqipëria në raport me fragmentizimin, me sipërfaqet e vogla e tokës, problemet e bashkimit, por megjithatë ja kanë dalë ndër vite të rrisë sipërfaqe, sepse është e vetmja mundësi për të rritur shkallën, shtuar automatizim, ulur kostot dhe realizuar cilësinë. Besoj se është një model suksesi për ta marrë dhe ne në sfidat tona të zhvillimit të bujqësisë”, deklaroi ministrja Denaj.

Arena e Lajmit

Ministrja Denaj në Slloveni: Rritim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook