Pas plagosjes me thikë që ndodhi në zonën e “Astirit” në Tiranë, janë zbuluar më shumë detaje mbi motivet që çuan në aktin e dhunshëm.
Sipas raportimeve të fundit, autori i dyshuar, Darmian Keli, ka vepruar për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme, kur 25-vjeçari goditi me thikë Amaralando Hoxhallarin, me këtë të fundit që besohet se ka ngacmuar partneren e autorit.
Për momentin, autori është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa i plagosuri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital, nën kujdesin e mjekëve.