Në vijim të ngjarjes tragjike të plagosjes me thikë në zonën e “Astirit” në Tiranë, është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.
Sakaq, autori i ngjarjes, Darmian Keli, 25 vjeç është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.
Megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.