Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për videon që efektivi Erion Goxhara i ka bërë punonjësit të ERE-s Lorenc Kosta, menjëherë pasi e plagosi.
Në video dëgjohet efektivi që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.
Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.
Kujtojmë se në dosjen hetimore thuhet se menjëherë pasi e filmoi, efektivi ia nisi videon kunatit të tij.