I shtrirë në tokë dhe me telefonin pranë vetes, dalin pamjet menjëherë pas plagosjes së Lorenc Kostës nga efektivi Goxhara

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për pamjet nga videoja e filmuar nga efektivi Erion Goxhara, pasi plagosi bërë punonjësin e ERE-s Lorenc Kosta, ngjarje e ndodhur me 19 gusht.

Në video shihet se Kosta është i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak, ndërsa pranë vetes ka edhe telefonin e tij celular.

Ndërkohë, ndërsa filmon, dëgjohet efektivi që shprehet se këtë meritojnë të gjithë ata që kërkojnë të hyjnë në familjen e dikujt tjetër.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.
Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.

Kujtojmë se në dosjen hetimore thuhet se menjëherë pasi e filmoi, efektivi ia nisi videon kunatit të tij.

Arena e Lajmit

I shtrirë në tokë dhe me telefonin pranë vetes, dalin pamjet menjëherë pas plagosjes së Lorenc Kostës nga efektivi Goxhara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook