Detaje të reja janë zbuluar nga vrasje me thikë e 34-vjeçarit Amarildo Hoxhallari mbrëmjen e djeshme.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima rezulton me precedent të mëparshëm penalë.
Lidhur me ngjarjen autori pasi ka parë që viktima i ka ngacmuar të dashurën, ka marrë një thikë në banesë dhe ka qëlluar 34-vjeçarin, e cili banonte në zonën e Yzberishtit. Ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes duke u larguar në rrugicat pranë banesës së tij.
Autori Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se i fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari. 25-vjeçari më pas ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t’u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë.