Kurum mbyll plotësisht repartin e Çelikut, Inspektoriati i Punës nis “hetimet”/ Ç’po ndodh me kompaninë

Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Kjo bëhet e ditur përmes një shkrese që i është dërguar edhe Ministrisë së Ekonomisë, por edhe nga Egliver Laloshi, përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja në një komunikim që ka pasur me Laloshin bën të ditur për Balkanëeb se punëmarrësit, që nuk janë të zënë me punë, rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore.

Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, as nga sindikatat, nuk kemi asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës, ka ngritur një grup pune, i cili do të vendoset me zyrë në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën.

Laloshi tha se subjekti është aktiv në QKB, nuk ka pezulluar aktivitetin, sikundër nuk ka bërë kërkesë për pezullim të veprimtarisë. Ai tha se edhe nga dega e Tatimeve rezulton se subjekti në fjalë është në proces pune, pra aktiv.

Përgjegjësi i Sektorit të Inspektimit tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum.
Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare, ndërsa reparti i petëzimit ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit.

Whatsapp Image 2024 08 26 At 13.58.44
Whatsapp Image 2024 08 26 At 13.58.44
Arena e Lajmit

Kurum mbyll plotësisht repartin e Çelikut, Inspektoriati i Punës nis “hetimet”/ Ç’po ndodh me kompaninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook