‘’Praktik, Funksional, Ndryshe’’
Këto janë fjalët që e përshkruajnë më së miri një smartfon Google Pixel që kur debutuan në 2016-ën.
Google nuk është shqetësuar asnjëherë të ndërtojë një telefon që duket po aq bukur sa konkurrentët, përkundrazi është përqendruar tek ndërtimi i një telefoni me aftësi unike të kamerës dhe inteligjencës artificiale.
Që prej 2021 me Pixel 6, shasia e tyre dominohej nga një shirit masiv i kamerës së pasme i cili akomodonte sensorët e mëdhenj.
Është një zgjedhje dizajn që ose mund ta pëqeni shumë ose ta urreni pa qenë neutral
Me debutimin e Pixel 9 në evenimentin Made by Google mbajtur ditën e Martë, kompania po përpiqej ta bëjë këtë shirit kamere më elegant.
Le të themi më me stil. Shiriti i kamerës nuk ka më skajet e vjetra dhe ka formën e një pilule.
Së bashku me një dizajn më të hollë, një mbulesë prej xhami dhe korniza metalike, Pixel 9 më në fund ngjan me një telefon që mund të qëndrojë krah për krah me pajisjet Galaxy ose iPhone.
Kjo paraqitje më e bukur do tu kushtojë sepse Pixel 9 fillon nga 799 dollarë dhe kushton 100 dollarë më shumë sesa Pixel 8.
Përtej rimodelimit të jashtëm, Pixel 9 ka edhe disa harduerë të përmirësuar që duhet ta bëjnë më të aftë në inteligjencën artificiale.
Çipi i ri Tensor G4 shoqërohet nga 12GB RAM ndërsa kujtojmë se Pixel 8 kishte 8GB RAM.
Bateria është disi më e madhe sesa ajo e paraardhësit dhe mund të karikohet në 55 përqind për 30 minuta.
Ekrani 6.3-inç Actua OLED është paksa më i madh gjithashtu dhe ka ndriçim 35 përqind më të lartë deri në 2,700 nits.
Kamerat e Pixel 9 janë ndryshuar tërësisht.
ërveç lentës kryesore 50-megapiksel, pranë gjendet edhe një sensor i ri 48-megapiksel me kënd të gjerë që mund të bëjë foto Macro.
Kamera ballore 10.5-megapiksel është pajisur me fokusim automatik.
Siç mund tu shkojë në mendje, Google thotë se Pixel 9 është mjeti perfekt për Gemini AI.
Përveç gjenerimit të imazhit dhe tekstit sipas kërkesës, Pixel 9 gjithashtu mund të mbajë në kujtesë informacione përmes Pixel Screenshots.
Pixel 9 fillon nga 799 dollarë për 128GB hapësirë dhe shkon deri në 899 dollarë për 256GB hapësirë.
Do të jetë i disponueshëm që prej datës 22 Gusht.