Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pranë Pyllit të Sodës në Vlorë ,mbrëmjen e sotme, duke kërcënuar 10 banesa përreth.
Flakët e mëdha filluan të përhapen me shpejtësi për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e tyre, duke shkaktuar shqetësim të madh në zonën përreth.
Shërbimet e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.