“Nëndetësja” në pikiatë, në skenë del sërish Ilir Daja, pritet largimi nga Ballkani

Në vitet e fundit, Dritan Mehemti është kthyer në një “nëndetëse” për Dinamon, ka marrë përsipër t’i drejtojë blutë në momente të vështira duke e “ankoruar” jashtë zonës së rrezikut, por kjo shpesh nuk ka mjaftuar për drejtuesit. Kjo situatë nuk ndryshon as në këtë fillim sezoni, ku mjaftojnë dy humbje për të vendosur në dyshim të ardhmen e tij.

Si “hije” në kokën e tij qëndron prej kohësh një emër i madh si Ilir Daja. Jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë mediat shkruajnë se Daja do të largohet nga Ballkani për të marrë drejtimin e ish klubit ku u bë i famshëm. Duket se të gjithë palët presin që ky operacion të finalizohet, me shumë mundësi mund të vihet në javë pas pauzës që do të sjell Kombëtarja.

Nëse një arsye apo për një tjetër, nëse Daja nuk largohet në kohë nga Ballkani, një tjetër opsion është edhe Orges Shehi. Ish trajneri i Tiranës dhe Partizanit ka një lidhje të fortë me drejtuesit e Dinamos, Shehi është një opsion shumë i rëndësishëm, nëse Dinamo nuk ndryshon kurs në javët në vijim.

Shqetësues është fakti, se te Dinamo diskutimi vijon i njëjtë edhe këtë sezon, paqartësitë dhe zërat e shumë në lidhje me të ardhmen e stolit reflektohen edhe në fushë.

()

Arena e Lajmit

“Nëndetësja” në pikiatë, në skenë del sërish Ilir Daja, pritet largimi nga Ballkani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook