Mandati i Xhaçkës, Këshilli i Legjislacionit debat nëse duhet të ketë raport ose jo

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku po diskutohet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, deputetët e PD dhe PS janë përfshirë në debate nëse duhet të ketë një raport ose jo nga ky këshill.

Deputetët socialistë janë dakordësuar mbi pikën kryesore që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtohet mocioni mbi mandatin e Olta Xhaçkës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që ata kanë kundërshtuar është propozimi i opozitës, lidhur me hartimin e një raporti.

Deputetja Dhurata Çupi dhe ligjvënësi Gazment Bardhi thanë se Këshilli i Legjislacionit duhet të hartojë një raport, i cili lexohet në seancë nga Kryeparlamentarja.

Çupi dhe Bardhi thanë se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese prej 50 faqesh, i cili ndoshta mund të mos lexohet nga të gjithë deputetët, ndaj edhe Këshilli duhet të hartojë një raport.

Por deputetet socialiste Ermonela Felaj dhe Klodiana Bushka u shprehën se nuk ka nevojë për hartimin e ndonjë raporti, mjafton që çështja e mocionit të kalojë në seancë, bashkë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në replikë me deputetet e PS-së, Bardhi tha se nuk ka rëndësi nëse ju e quani raport, vendim apo ç’rëndësi ka emri, ne duhet t’i çojmë një raport Kryetares së Kuvendit.

“Ne s’kemi pse të bëjmë raport, mjafton të dalim me një vendim me konkluzione. Doni ju të bëni raport, bëjeni, unë mendoj që Këshilli të dalë me një raport me konkluzionet”, tha Bardhi.

Arena e Lajmit

Mandati i Xhaçkës, Këshilli i Legjislacionit debat nëse duhet të ketë raport ose jo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook