Zhvillimi vjen pasi presidenti francez tha se “nuk ka motiv politik” për ndalimin e Pavel Durov të shtunën në një aeroport pranë Parisit.
Manjati i teknologjisë Musk i ka kërkuar Macron të hedhë dritë mbi motivet e arrestimit të drejtorit dhe themeluesit të rrjetit të njohur rus Telegram në aeroportin Paris-Le Bourget.
Gjykata ka zgjatur dy herë periudhën e tij të paraburgimit dhe kanë thënë vetëm se vendimi është pjesë e “një hetimi të gjerë kriminal mbi një person, të paemëruar”.
“Do të ishte mirë që publiku global të kuptojë më shumë detaje mbi arsyet e këtij arrestimi”, shkruante Musk poshtë një postimi të Macron në rrjetin X (më parë Twitter).
Dje lideri francez mohonte të kishte motive politike për ndalimin e Durov, duke insistuar se arrestimi ishte pjesë e një hetimi më të gjerë gjyqësor, dhe se gjykata do të vendosë.
Durov ka thënë më parë se është vënë nën presion nga SHBA, duke shtuar në një intervistë me Tucker Carlson se kur ishte në SHBA ndiqej nga FBI dhe agjenci të tjera gjithë kohës.
39-vjeçari rus raportohet se ka gjithashtu qytetari franceze, të Emirateve të Bashkuara, dhe të mini-shteteve, St. Kitts e Nevis, ndërsa akuzat kanë lidhje me rrjetin e tij Telegram, i preferuar nga përdoruesit pasi nuk ka censurë mbi çështje bien kundër me politikat oe narrativën Perëndimore.
Në korrik Durov shkruante se numri përdoruesve aktivë në rrjetin e tij kishte arritur 1 miliardë.
Arena e Lajmit