Meta hap podcast dhe tregon kush i ngriti kurth në vitin 1992

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur podcastin e tij të ri. Ai u shpreh se “Podcasti i Lirisë” do të publikohet gjatë kampingut veror të të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë.

Në episodin e parë të këtij podcasti, Meta ndau historinë e tij si deputet, duke folur për fushatën e vitit 1992 dhe ambicien e tij për t’u bërë pedagog. Ai tregoi se si Partia Socialiste e kishte “futur në kurth” dhe e kishte kandiduar për deputet në Skrapar, një zonë sfiduese për fitore, por ai e kishte arritur suksesin.

“Kam vështirësi të kënaqem, si me veten ashtu edhe me të tjerët. Mendoj se përpjekja për perfektesë nuk është gjithmonë e këshillueshme, por pa qëllime të mëdha dhe përmirësim, nuk ke asgjë për të ofruar,” shprehet Meta. Ai ndau gjithashtu preferencën e tij për një shprehje gjermane që thotë se “ai që pushon ndryshket.”

Meta theksoi se arritjet e tij, ndonëse të pabesueshme, nuk e kënaqin për shkak të situatës aktuale të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e mobilizimit të brezit të ri për të qenë të ndërgjegjshëm dhe aktiv.

Ai rrëfeu se politika nuk kishte qenë një zgjedhje e vetëdijshme për të, por një rastësi. Ëndrrën e tij e kishte pasur të bëhej pedagog, por ndodhi që të angazhohej në politikë.

Në mars të vitit 1992, kur Partia Demokratike ishte në një fazë të fuqishme dhe Partia Socialiste ishte në rënie, Meta kishte pranuar kandidaturën për deputet në Skrapar përmes një manovre të veçantë dhe kishte arritur të fitonte një mandat në atë zonë. Ai gjithashtu theksoi se krijimi i Partisë së Lirisë ishte një arritje tjetër e rëndësishme, pasi kishte qenë një përgjigje ndaj bllokimit të integrimit nga Partia Socialiste.

Meta përfundoi duke përmendur nënshkrimin e kartës së Adriatikut si një tjetër arritje, duke theksuar se ky dokument kishte ndihmuar Shqipërinë të bashkohej me NATO-n.

Arena e Lajmit

Meta hap podcast dhe tregon kush i ngriti kurth në vitin 1992

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook