Ambasadori i BE në Tiranë takon ministrin e Brendshëm Hoxha: Sundimi i ligjit, thelbësor për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha.

Gonzato tha në këtë takim se sundimi i ligjit është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Takova ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha. Ne ramë dakord që sundimi i ligjit është thelbësor për procesin e anëtarësimit në BE. Ne folëm gjithashtu për partneritetin tonë të ngushtë për çështje thelbësore si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migrimi dhe harmonizimi i vizave. BE-ja🇪🇺mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë🇦🇱agjencitë e zbatimit të ligjit.” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ambasadori i BE në Tiranë takon ministrin e Brendshëm Hoxha: Sundimi i ligjit, thelbësor për anëtarësimin në BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook