Ja cilat janë 10 produktet që nuk duhet të mungojnë në çantën e plazhit:
1. Kremi kundër diellit
Një nga gjërat e domosdoshme që nuk mund të hiqni dorë kur shkoni në plazh janë kremrat kundër diellit, të domosdoshëm për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB.
2. Peshqir plazhi
Qoftë për t’u shtrirë në shtratin e diellit apo direkt në rërë, peshqiri i plazhit duhet të futet edhe në çantën e plazhit. Në varësi të preferencave tuaja, mund të jetë i ndryshëm dhe nga ana e materialit.
3. Syzet e diellit
Syzet e diellit janë një aksesor me funksion të dyfishtë, ato mbrojnë sytë nga rrezet e diellit dhe mund të të bëjnë të dukesh më bukur dhe më tërheqëse. Sigurohuni që modeli që zgjidhni të garantojë mbrojtjen e duhur nga rrezet UVA dhe UVB.
4. Shapkat
Shapkat janë një tjetër element i rëndësishëm që nuk duhet lënë në shtëpi. Megjithatë, nuk para ndodh të harrohen sepse zakonisht njerzit i veshin që nga shtëpia duke qenë se janë dhe praktike gjatë rrugës për në plazh.
5. Produktet mbrojtës për flokët
Dielli, nxehtësia dhe kripa jo vetëm që ndikojnë në lëkurën e fytyrës dhe trupit, por gjithashtu mund të dobësojnë dhe konsumojnë flokët. Për t’i mbrojtur ato, është e rëndësishme të vendosni në çantën e plazhit vajra flokësh, me ose pa filtër UV, të cilët ushqejnë dhe riparojnë thellë.
6. Produktet e bukurisë
Ndër produktet e bukurisë që ju rekomandojmë t’i merrni me vete kur të shkoni në plazh janë vazolina e buzëve, i dobishëm për mbrojtjen e buzëve nga dielli, ujë termal në formën e sprajt për ta spërkatur në fytyrë sa më lehtë, gjë që do ju ndihmoj dhe për tu freskuar herë pas here.
7. Çanta të papërshkueshme nga uji
Për të mbajtur kremrat e diellit dhe produktet e bukurisë, por edhe telefonat, kuletat, çelësat dhe çdo gjë që mund të dëmtohet në kontakt me ujin, zgjidhja më e mirë është të keni në dispozicion një çantë.
8. Shishe termike
Në verë është e rëndësishme të ruani një nivel të mirë hidratimi, ndaj pini ujë mesatarisht më shumë se zakonisht. Shishja termike është ajo që ju vjen në ndihmë në ditët e nxehta në plazh dhe ju bënë të ndiheni të freskuar herë pas here.
9. Libër ose lojëra të ndryshme
Mos harroni të vendosni në çantën tuaj të plazhit diçka që ju lejon të kaloni kohën, vetëm ose në shoqëri. Përveç një libri të mirë, mund të merrni me vete fjalëkryqe, letra bixhozi, janë argëtimet klasike në plazh që sigurojnë të paktën disa orë të kaluara mirë.
10. Mjete për të notuar
Listën e artikujve të domosdoshëm për t’u futur në çantën e plazhit e përmbyllim me një kombinim që notarët ekspert e njohin mirë: maskën dhe pendët.
BURIMI/ PSIKOLOGJIA