Janë publikuar pamje të reja të sherrit masiv të ndodhur në Palasë. Arena e Lajmit publikon pamjet e reja të sherrit, që është bërë viral në rrjetet sociale. Në pamje duket momenti pas sherrit në një kompleks.
Në lidhje me këtë konflikt, Policia e Tiranës dhe Durrësit ka shpallur në kërkim 4 persona.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim 4 persona, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë, në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me shtetasit L. K dhe F. A.
Nga përplasja, mbeti i plagosur një 42-vjeçar.
(Arena e Lajmit)