Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje, në dalje të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në Kombinat.
Automjeti drejtohej nga një grua, që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës,ka parkuar, ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimim e shpejtë të zjarrit në mjet dhe shuarjen e tij. Si pasojë e zjarrit u dogj e gjithë pjesa e përparme e makinës, përfshi këtu edhe motorin.
Burimet nga vendngjarja konfirmuan se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik në motorr.