Skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova. Lajmi konfirmohet për nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se operacioni u krye nga komisariati nr. 1 në kryeqytet.
Po ashtu raportohet se një shtetas turk ka marrë një ‘Audi’ me qira në Gjermani dhe pasi ka ardhur në Shqipëri ia ka dhënë Kosovës dhe ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur pranë një hoteli te “Air Albania”.