Ish-diplomati Sokol Gjoka, në një intervistë me Skype me moderatorin Ronaldo Salianji në News 24 ka komentuar ligjin e ri për shërbimin e jashtëm.
Gjoka tha se me ligjin e ri i është dhënë goditje e fortë diplomacisë së karrierës. Ai tha se duhet që të bëhet kujdes nga institucionet e Shqipërisë, që të zgjedhin diplomatët më të mirë që kemi.
Ish-ambasadori Sokol Gjoka: Shqipëria ka pasur diplomaci që nënshtrohej nga politika dhe cënonte karrierën e diplomatëve, por dhe cënonte politikën e jashtme. Më 1998 u krijua ligji i parë për shërbimin e jashtëm dhe ideja ishte që diplomati të bënte karrierë, që politika të mos kishte dorë në emërime ambasadorësh. Ai ligj ka pasur edhe një specifikim, që për emërtesat që vinin nga jashtë ambasadorëve të karrierës, kishte stimuj, në mënyrë që performanca të ishte sa më e lartë. Më 2015 u krijua një variant i ri ligji, që i dha goditjen e parë diplomacisë së karrierës. Në ligjin e ri dëmtohet diplomacia e karrierës.
Iu dha një goditje e fortë diplomacisë së karrierës, duke e kthyer në minorancë në raport me diplomatët që vinin nga jashtë sistemit. U prish barazia e karrierës. Është e nevojshme që të ketë ndërlidhje mes ambasadorëve dhe Ministrisë së Jashtme. MEPJ është institucioni përgjegjës për politikën e jashtme. Diplomacia është profesion dhe si çdo profesion duhet të bazohet në dije të shëndoshë, në eksperiencë dhe profilizim sa më të ngushtë. Duhet të fuqizohet dhe roli i Sekretarit të Përgjithshëm. Duhet të zgjedhim diplomatët më të mirë që kemi, me konkurs. Ne nuk kemi diplomat me gradën “ambasador”, por shërbejnë me poste.
(Arena e Lajmit)