Një i moshuar nga një fshat i Rrethit të Librazhdit rezulton i zhdukur pa adresë prej tri ditësh.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se burime jo zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si Ali Belba, 70 vjeç, banues në fshatin Skroskë të Njësisë Administrative Qukës i Bashkisë Prrenjas nuk gjendet prej fillim javës se ku ndodhet.
Të afërmit e tij kanë konfirmuar se nga e Hëna 70-vjeçari ka humbur çdo kontakt me familjarët.
Për humbjen e kontakteve me të është njoftuar policia dhe komuniteti i zonës së Prrenjasit dhe është kërkuar ndihmë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale për gjetjen e 70 vjeçarit nga fshatin Skroskë i Bashkisë së Prrenjasit.