E ardhmja e Nedim Bajramit mund të jetë larg Italisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori i Shqipërisë pëlqehet në Skoci, teksa së fundmi interesim ka shfaqur Glasgow Rangers.
Në fakt, në bazë të asaj që shkruhet, tratativat po shkojnë në rrugën e mbarë dhe shpejt mund të ketë finalizim të marrëveshjes.
Bajrami për momentin luan te Sassuolo në Serie B, por ambiciet e tij janë shumë më të mëdha, duke patur parasysh cilësitë në këmbët e 25-vjeçarit.
Ai la gjurmë në Europian, duke shënuar golin më të shpejtë dhe duke ndezur kështu zemrat kuqezi
(J.S/)