Marrëveshja PS-PD për Zgjedhoren, Çupi: Nuk ishte e tillë. Kemi zbatuar dy vendime të GJK

Deputetja e PD Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Reforma Zgjedhore nuk është një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Çupi tha se në Reformën Zgjedhore janë zbatuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Dhurata Çupi: Unë nuk do e konsideroja marrëveshje. Ishte brenda asaj që ne kishim artikuluar, zbatimet e Gjykatës Kushtetuese. Ishin dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që do të duhej të adresoheshin në zgjedhjet e ardhshme, çështja e listave apo e herësit dhe çështja tjetër shumë me rëndësi, është ajo për votën e diasporës. Ky është një hap tepër pozitiv.

Shqipëria megjithatë e ka imediate të reformojë të gjithë paketën elektorale. Rezultonte se korrupsioni në Shqipëri përpos se në shëndetësi e në fusha të tjera ishte në zgjedhje elektorale e kjo është për turp. Në këtë kontekst, nuk ishte një reformë e thellë. Çdo deputet ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, është e drejta e çdo kolegu.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Marrëveshja PS-PD për Zgjedhoren, Çupi: Nuk ishte e tillë. Kemi zbatuar dy vendime të GJK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook