Berisha akuza Ballukut: 11 mld euro të investuara në rrugë, u ndërtuan vetëm 21 km Thumanë-Kashar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, duke thënë se ka investuar në rrugë 11 mld euro dhe se janë ndërtuar vetëm 21 km në Thumanë-Kashar.

“A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria, ku nga 11 mld euro që lubi Balluku dhe ti keni investuar gjoja në rrugë, ekzistojnë të përfunduara gjithsej 21 km rrugë që përshkojnë Krujën dhe Thumanën. Tuneli më i kushtueshëm i planetit, tuneli i Llogarasë që kushton 65 mijë euro për banorë”, shkruan Berisha.

Më tej, Berisha shprehet se opozita ka dhënë zotimin solemn për betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti dhe fitore të opozitës.

“Zotimi ynë solemn, betejë, betëjë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti, fitore të opozitës. A nuk është nxitje, a nuk është gjenocid për kushte të largimit nga Shqipëria, kur punët publike të qytetarëve më të varfër në Europë kushtojnë 5 herë, 10 herë më shtrenjtë se sa në vendet e BE, sepse ti i pangopur me ministrat, drejtorët e tu vjedh 70%, 80%, 90%, por edhe 100% fondet publike.

A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria, ku nga 11 mld euro që lubi Balluku dhe ti keni investuar gjoja në rrugë, ekzistojnë të përfunduara gjithsej 21 km rrugë që përshkojnë Krujën dhe Thumanën. Tuneli më i kushtueshëm i planetit, tuneli i Llogarasë që kushton 65 mijë euro për banorë.

Çfarë ke bërë ti me to? Ndërton 1 km rrugë në fushë me 15 mln, por edhe 30 mln. Vjedh e vjedh dhe nuk ngopesh kurrë, varfërohen gjithnjë e më shumë, largohen nga Shqipëria.

Jo, jo! Ne jemi të zotuar të vazhdojmë betejën tonë. Shpresa e fundit, shpresa që nuk vdes kurrë! Do ecim të sigurtë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushteti”, shprehet Berisha.

(Arena e Lajmit) 

Arena e Lajmit

Berisha akuza Ballukut: 11 mld euro të investuara në rrugë, u ndërtuan vetëm 21 km Thumanë-Kashar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook