Rrezikonte të mbytej, shpëtohet 75-vjeçari në plazhin e Semanit

Një 75-vjeçar është shpëtuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë pasi ka qenë në rrezik për tu mbytur.

Sipas policisë nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Pasi i është dhënë ndihma e parë shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Rrezikonte të mbytej, shpëtohet 75-vjeçari në plazhin e Semanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook