Kush “fle gjumë” në parlament? Gazetarja jep detaje nga studimi i ISP: Ja kush janë deputetët më punëtorë dhe më dembelë

Gazetarja Esiona Konomi, e ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 dha detaje nga studimi i Institutit të Studimeve Politike, sa i përket angazhimit të deputetëve në Kuvend.

Gazetarja Konomi tha emrat e deputetëve më të angazhuar dhe atyre më ‘dembelë’. Ajo tha dhe arsyet se përse disa deputetë angazhohen më së tepërmi e disa të tjerë më pak.

“Instituti i Studimeve Politike ka bërë një studim dhe nxjerr të dhëna mjaft interesante sa i përket aktivitetit parlamentar të deputetëve. Raporti është i rëndësishëm sepse është përtej dukjes. Renditja ka të bëjë me efikasitetin në tërësi në angazhimin parlamentar. Në krye të “dembelëve” të parlamentit është Agron Çela, është deputet në karrierë. Ai ka ardhur nga bota e biznesit dhe bën biznes e sa duket nuk i intereson të flasë në Kuvend. Duket se garanton rolin e vet përmes influencës financiare që ka. Më pas janë tre deputetë të PSD, që nuk mbahen mend për asgjë dhe rrinë në fund të sallës dhe gjithmonë kanë votuar pro qeverisë. Tom Doshi nuk mund të bëhej vetë deputet dhe duket se bëri deputetë të tjerë persona. Është e veçantë se mes emrave më pak aktiv në angazhim në Kuvend është edhe Edi Paloka, që është politikan karriere. Paloka ka qenë dhe i përjashtuar. Edhe Orlando Rakipi nuk është angazhuar shumë. Kjo pasi janë njerëz që vijnë nga biznesi. Ai ka folur vetëm kur babai i tij u shpall non grata nga SHBA. Aftësia e tij për të folur ka qenë e mirë, por ndoshta biznesmenëve dhe bijve të tyre iu intereson të mbajnë pozitat e tyre.

Luljeta Bozo është ndër deputetet që është angazhuar më pak. Mua më bëhet qejfi që ajo e mbylli me shëndet të plotë mandatin. Edhe Oriola Nebiaj nuk ka qenë shumë aktive, ndoshta për shkak të aktivitetit të saj në media. Ndërsa tek më pak punëtorët është Erion Braçe, që është aty pasi flet për kauza për qytetarët. Ina Zhupa është aktive shumë në opozitë dhe ka mbrojtur disa kauza. Zonja Tabaku ka qenë gjithashtu aktive, ndoshta për shkak të rolit të saj në Komisione, por edhe sepse si opozitare nuk u rendit as me Berishën, as me Bashën. Edhe Agron Shehaj është ‘punëtor’. Denis Deliu është deputet i PS, për mua i veçantë. Me zero angazhime në parlament janë deputetë që emërohen kryesisht nga biznesi. Janë deputetë që kanë para ose kanë lobe që i mbështesin. Helidon Bushati ka qenë pak aktiv, ndoshta sepse nuk di ku të investojë, edhe nga kriza ku është përfshirë PD. Fatkeqësisht parlamenti është kthyer në një aneks të qeverisë”, tha Esiona Konomi, gazetare.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Kush “fle gjumë” në parlament? Gazetarja jep detaje nga studimi i ISP: Ja kush janë deputetët më punëtorë dhe më dembelë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook