5 persona u vendosën në pranga ditën e sotme pasi kishin kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gazetari Igli Çelmeta zbulon detaje të reja, teksa mësohet se motivi kishte të bënte me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare.
Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.
Ngjarja:
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kërcënuan me sms për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, i cili është president i klubit të futbollit, Iliria. Selamni ka kërcënuar me sms rreth orës 21:30 minuta të së premtes Armando Dukën.
Mësohet se perveç sms-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës. Policia pas marrjes së njoftimit ka arrestuar 5 personat, konkretisht presidentin e Klubit të Futbollit Iliria Nazmi Selamin, Petrit Selmanin, Redian Locin dhe dy futbollistët e Ilirisë, Brajan dhe Santiago Selmani dhe dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.