U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, e pësojnë dhe dy policë

Një ngjarje alarmante ka qenë ajo që është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme.

Të burgosurit shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, në atë që ishte një hakmarrje e një ngjarje ku një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur ditën e enjte. I dënuari shqiptar mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë. Por të burgosurit e tjerë, bashkëkombas të tij, kishin planifikuar hakmarrjen shumë shpejt.

Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe janë ngjitur në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit.

Atje ata “arritën të thyenin oficerët që po përpiqeshin t’i ndalonin”, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej oficerëve të burgut.

Të dënuarit shqiptarë kanë përdorur një krevat fëmijësh gjatë përplasjes edhe me të kanë bllokuar portat, duke mos lejuar gardianët te burgut që të ndërhynin.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve. “Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos dhe shumë prej infrastrukturës penitenciare, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë Beneduci.

()

Arena e Lajmit

U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, e pësojnë dhe dy policë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook