Pak përpara mbajtjes së takimit informal të qeverisë shqiptare në Dajt, kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit.
Rama shprehet se Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mozaik i natyrës, që i rri mbi krye Tiranës, duke dhuruar peizazhe të jashtëzakonshme.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme, ju uroj një të diel të qetë🫶”, shkruan Rama.
(Arena e Lajmit)