(FOTO) E kishte dhuratë nga Georgina/ Makina e Cristiano Ronaldos përfshihet në një aksident të rëndë, shkatërrohet plotësisht

Makina e Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Majorca. Përplasja është duke u hetuar nga autoritetet- por mësohet se futbollisti nuk ka qenë në makinën që drejtohej nga shoferi i tij. Bëhet fjalë për ‘Bugatti Veyron’ 1.7 milionë euro. Shoferi thuhet se humbi kontrollin dhe rrëshqiti duke u përplasur me një mur në Palma de Majorca, ku ylli i ‘Manchester United’ aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e ‘Bugatti-t’ është shkatërruar ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

‘Bugatti Veyron’, ashtu si një ‘Mercedes-Benz G-Class’ Roneldo ia kishte bërë dhuratë Georgina. ‘Bugatti’ është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu një ‘Aston Martin’, ‘Bentley’ dhe një ‘Ferrari Monza’.

Asi portugez është duke shijuar pushimet në Majorca me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre. Ata po qëndrojnë në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana. Familja prej shtatë anëtarësh fluturuan me avion privat javën e kaluar. Ata kanë marrë rreze dielli dhe kanë festuar ditëlindjen e 12-të të Cristiano Jr.

(FOTO) E kishte dhuratë nga Georgina/ Makina e Cristiano Ronaldos përfshihet në një aksident të rëndë, shkatërrohet plotësisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook