Duke nisur nga ora 10:00 ka filluar mbledhja informale e qeverisë shqiptare në Dajt, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Gazetari Osman Stafa, në lidhje live në News 24 ka dhënë detaje të reja nga takimi. Ai tha se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale, siguria dhe integrimi. Gjithashtu, është folur edhe për integrimin.
Osman Stafa: Mbledhja e qeverisë është e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Mbledhja mbahet në një rezidencë qeveritare në Dajt. Mbledhja është ndarë në 4-5 blloqe dhe ka përfunduar blloku i komunikimit. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë është ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit.
Mes ministrave që do flasin e që do prezantojnë blloqet janë Ulsi Manja, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu. Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka, që do raportojë dhe për hapat që janë ndërmarrë për integrimin, se çfarë na pret në javët në vijim. Në takim është kreu i Grupit Parlamentar të PS Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë. Do bëhet analizë e asaj që është bërë deri tani, por edhe se çfarë do të bëhet. Një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.
(Arena e Lajmit)