Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025. Kosova do të luajë si mysafire kundër Izraelit, më 10 shtator, në Gyor të Hungarisë, në orën 19:00.
Stërvitjen e parë në kuadër të këtij grumbullimi të përzgjedhurit e Tovërlanit do ta kenë më 2 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali. Pas 7 ndeshjeve të zhvilluara Dardanët U21 kanë 9 pikë në pozitën e katërt në Grupin D, tri më pak se Bullgaria e vendit të tretë, teksa në dy vendet e para janë Gjermania, me 16 pikë dhe Polonia, me 15 pikë.