Gjatë muajit gusht, Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, ndërsa në total janë vendosur 8020 masa administrative, bëri të ditur për Arena e Lajmit gazetari Fatmir Popja, referuar burimeve zyrtare nga Policia.
Sipas policisë, masat administrative të vendosura janë të ndara konkretisht:
✔3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔1345 për parakalime të gabuara;
✔320 për parkime të gabuara;
✔1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.