Siguruan lejen e qëndrimit pas martesave me gra nga BE/ Gazeta britanike zbulon jetën e dy vëllezërve shqiptarë, bosë të bandave në Angli

Gazeta britanike “Express” ka publikuar një artikull që trajton rastin e dy vëllezërve shqiptarë, Fation dhe Isuf Dauti, të cilët fillimisht hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, por më pas morën leje për të qëndruar pasi u martuan me gra nga vendet e BE-së.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), dyshimet janë të forta që ata udhëhoqën një bandë të madhe të krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Londër. Fation Dauti, 39 vjeç, dhe Isuf Dauti, vëllai më i vogël, 32 vjeç, tani nuk mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar pas dështimit të ankesave të tyre kundër urdhrave të ndalimit të Home Office.

Të dy vëllezërit, të cilët erdhën në Britani ilegalisht, morën leje të pacaktuar për të qëndruar përmes martesave me shtetase nga Letonia dhe Bullgaria. Megjithatë, ata ishin në gjendje të jetonin në kushte luksoze, duke shpenzuar për makina sportive dhe blerje në dyqane të shtrenjta si Harrods, pavarësisht se kishin të ardhura të pamjaftueshme.

Më 28 gusht, Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) hodhi poshtë ankesën e Isuf Dautit kundër refuzimit të Home Office. Po ashtu, Fation Dauti kishte humbur më parë një apel për revokimin e lejes së qëndrimit, pas kthimit të tij në Shqipëri në vitin 2021, për shkak të një dosjeje provash që e identifikonte si rrezik për sigurinë kombëtare.

Fation Dauti, gjithashtu i njohur si Fation Dautaj, kishte mbërritur në Britani në moshën 14-vjeçare dhe kishte marrë leje të përkohshme qëndrimi në vitin 2012, për shkak të martesës me një shtetase letoneze. Ai mori leje të përhershme në gusht 2017, por ajo u revokua në shtator 2019, bazuar në informacionet e NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij pa mundur ta akuzonte për ndonjë vepër konkrete.

Gjatë një kontrolli kufitar në Dover, u gjetën foto të Fation Dautit me armë të ndryshme në telefonin e tij, duke përfshirë një kallashnikov dhe një pistoletë izraelite. Fation Dauti, i cili kishte jetuar në Britani që nga viti 2012, mohoi përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelimit se kishte lidhje vetëm me disa anëtarë të tjerë të bandës.

Nga ana tjetër, Isuf Dauti pretendoi se nuk kishte ndonjë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkoi të anulonte vendimin që e ndalonte kthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, autoritetet konkluduan se Isuf Dauti ishte anëtar i bandës dhe i përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogave të klasës A, si dhe në pastrim parash. Nuk u gjetën prova për përfshirjen e tij në kontrabandën e njerëzve, por ankesa e tij u hodh poshtë.

Arena e Lajmit

Siguruan lejen e qëndrimit pas martesave me gra nga BE/ Gazeta britanike zbulon jetën e dy vëllezërve shqiptarë, bosë të bandave në Angli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook