Një 62-vjeccar është larguar nga banesa e tij që prej 13 gushtit, teksa një ditë më parë djali ka shkuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Sipas një komunikate në Policinë e Durrësit është regjistruar një denoncim nga një shtetas i cili është banues në Shënavlash se i ati është larguar nga banesa.
Policia thotë se ka nisur hetimi lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.
Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.